Bill Gates shpallet personi më i pasur në botë

Themeluesi i Microsoftit, Bill Gates është aktualisht njeriu më i pasur në botë.

Gates mundi të mposhte CEO-n e Amazon, Jeff Bezos duke u renditur kështu në krye të listës së më të pasurve.

Këtë vit, aksionet e Microsoft vlerësohen me 48% më shumë.

Në tetor, Microsoft mundi Amazon dhe fitoi kontratën 10 miliardë dollarëshe me Pentagonin.

Bezo ka marrë dy goditje në muajt e fundit, pasi ai humbi miliarda pas nënformës së Amazon në tremujorin e tretë dhe rreth 35 miliardë dollarë, për ish-gruan e tij tani, Mackenzie Bezos.

Unë kam paguar mbi 10 miliardë dollarë në taksa, kam paguar më shumë se kushdo në taksat”, tha Gates.

Gates u emërua për herë të parë si personi më i pasur në botë në vitin 1995, kur ai kishte një vlerë neto prej 12,9 miliardë dollarë./Shqiptarja.com