Binjaket gjenden të vdekura në makinë pasi babai i harroi brenda

Policia thotë se dy foshnje u gjetën të vdekura brenda një makine në Bronx, të premten pasi babai i tyre i tha policisë se harroi se ata ishin brenda dhe shkoi të punonte, transmeton Klan Kosova.

Foshnjat, Mariza dhe Phoenix, ishin në pjesën e prapme të makinës, pasi babai shkoi të punonte në një spital në mëngjes. Babai kishte parkuar veturën dhe nuk e ka kuptuar se i kishte lënë fëmijët brenda derisa u kthye me vonë.

Pasi ai pa çka kishte ndodhur, thirri menjëherë për ndihmë por foshnjat u shpallën të vdekura në vendngjarje.

39 vjeçari u arrestua megjithëse akoma nuk janë ngritur aktakuza.