Biseda Vuçiq-Lajçak zgjati 5 orë, çfarë u diskutua

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka takuar të premten të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Takimi, sipas Blic, përfundoi pas orës pesë, dhe ministri i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq dhe kryeministrja Ana Bërnabiq arritën gjatë asaj kohe në Villa Bokeljk.

Përveç njoftimit në llogarinë e presidentit në Instagram, nuk janë bërë të ditura detaje nga ky takim.

Blic bën të ditur gjithashtu se gjatë natës pritet edhe një takim tjetër mes Vuçiq dhe serbëve nga Kosova.

Lajçak shfrytëzoi rrjetin social Twitter për të konfirmuar se ka qenë një diskutim i gjatë dhe i vështirë me kreun e shtetit serb.

Ai tha se llogarit në sjelljen e përgjegjshme të të gjitha palëve dhe se dhuna duhet shmangur.

“Diskutim i gjatë dhe i vështirë, por i drejtë mbrëmë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Unë mbështetem në sjelljen e përgjegjshme të të gjithëve për të treguar përmbajtje për sigurinë dhe stabilitetin. Dhuna duhet shmangur. U pajtuam që të gjitha marrëveshjet e Dialogut duhet të mbahen dhe të zbatohen plotësisht”, ka shkruar Lajçak.