Bislimi niset për në Bruksel, Qeveria tregon çfarë do të diskutojë ai nesër me homologun e tij serb

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Brukselit.

Sipas njoftimit të Qeverisë, “ai do të marrë pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut, ku do të trajtohet zbatimi i Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit, Aneksit Implementues të 18 marsit dhe planin e ri për ecjen përpara i 21 tetorit”.

Qeveria thotë se ky është takimi vijues i këtij procesi pas atij të 26 tetorit me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe BE-së, “ku Republika e Kosovës theksoi qëndrimet e saj e gatishmërinë për nënshkrim dhe zbatim të plotë të marrëveshjeve”.