Bislimi për emërimet politike: VV-ja i ka ekspertët për çështje, nuk i ka “për m’i shti turrshi”

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi duke iu kundërpërgjigjur kritikave të shoqërisë civile për emërime politike, ka thënë se edhe te ta duhet të ketë depolitizim, raporton Ekonomia Online.

Sipas Bislimit “emërim politik është emërim kur kriter ka qenë bindja politike jo aftësia”.

Ai ka thënë se edhe Lëvizja Vetëvendosje ka disa ekspertë të çështjeve të caktuara dhe nuk i ka ata “për me i shti turrshi”.