Bislimi raporton sot në Komisionin për Punë të Jashtme për dialogun me Serbinë

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi do të raportojë sot në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun me Serbinë.

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të mbledhet në ora 14:00, përcjell Fokusi.info.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura më 22 e 29 mars dhe 5 e 26 prill 2022;
3. Raportim i Zëvendëskryeministrit z. Besnik Bislimi lidhur me Dialogun me Serbinë;
4. Të ndryshme.