Mustafa: Kurrë nuk kam pritur që do ta sjellin vendin në këtë situatë

Isa Mustafa, ish-kryeministër i Kosovës, ka thënë se kurrë nuk ka pritur që Qeveria e Albin Kurtit do të shkojë kaq larg.

Në një intervistë për Pressing të T7, Mustafa ka thënë se burimi i kësaj ëshë edhe te përkrahje e një pjese të popullit ndaj Qeverisë.

Ai ka thënë se VV-ja bën sondazhe që sa për qind e popullsisë po i mbështesin politikat e tyre.

Sipas saj, kjo qasje është gabim dhe nuk duhet të përkrahet.

”Kurrë nuk kam pritur që do ta sjellin vendin në këtë situatë. Kurrë nuk kam besu që shkohet kaq larg dhe dikush i jep drejtën që të sillet në mënyrë kaq brutale”.

“Burimi është te një pjesë e përkrahjes popullore të cilën e kanë, vetë faktin që çdo ditë bëjnë sondazhe tregon se është një gabim i madhe dhe i atyre që i përkrahin edhe të këtyre që e përdorin këtë formë”, ka thënë Mustafa.