Bizneset në Kosovë rrezikojnë të mbyllen si pasojë e sanksioneve të BE-së

Nëse do të jetësohen sanksionet e BE-së ndaj Kosovës, Bizneset kosovare dotë përballen me humbje milionëshe, thonë prodhues të vendit të cilët eksportojnë mallrat e tyre. Nijazi Musliu, përfaqësues i kompanisë “Eurometal” thotë se këto sanksione do të shkaktonin komplikime në shumë fusha.

“Aplikimi i këtyre masave ndëshkuese ndaj Kosovës, ndaj qeverise se Kosovës, ku me tepër jemi te prekur ne sa sa qeveritaret që ka me pas një ndikim shume negativ. D.m.th vet kontaktet tona me kompanitë ndërkombëtare se “Eurometali” është një kompani e cila eksporton 100% prodhimet e veta në shtetet e Evropës, kjo ndikon se kontaktet e para kur kontaktojmë, ata po pyesin si është gjendja në Kosovë? Nëse ndodhin këto masa sigurisht se edhe neve na ndërpriten edhe kontratat të cilat i kemi për vitin 2024 – 2025 dhe kjo do të thotë që ne medoemos jemi të detyruar që punëtorët tanë t’i lirojmë nga vendet e punës dhe për kompaninë tonë ndëshkime milionëshe se kontratat tona janë për 2024 – 2030 me ato kompani prandaj s’mundemi me vazhdu me kontratat e ardhshme”, ka thënë ai.

Ministria e Ekonomisë ditë më parë konfirmoi se Kosova ka mbetur jashtë programit 7.5 miliardë euro të BE-së, për Ballkanin, program i cili synon të përshpejtojë transformimin digjital të Evropës dhe të sigurojë financim për projekte në fushat e teknologjisë dhe inovacionit.

Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve thotë se nëse këto sanksione do të vihen në praktikë, Kosova rrezikon të humbasë mbi 500 milionë euro projekte.

“Mbetet çështje ditësh apo javësh se si do të rrjedhin ngjarjet politike dhe vendimet politike të qeverise se Kosovës për ato me u aktivizu dhe nëse ato aktivizohen, atëherë Kosova mund të humë mbi 500 milionë euro projekte të cilat kapin projektet infrastrukturore, projektet publike të cilat janë të kyçur kompanitë vendore për t’i kryer ato punë dhe kjo do të ndikoje edhe në rënien e fuqisë për eksport,…. Nuk ka fushë që nuk kemi një mbështetje nga Komisioni Evropian nga fondet e ndryshme financiare botërore duke përfshire infrastrukturën sistemin e drejtësisë, bizneset, ekonominë, IT, shërbimet shëndetësore, arsimore dhe gjitha. Do të thotë ne gjithmonë do të kemi mbështetje në forma të ndryshme dh kjo do të ndikojë që ne të jemi vendi i parë ose pas lufte që në Ballkan dikush merr këso sanksione kaq të thella”, tha Shahini.

Njohës të çështjeve ekonomike përmendin disa dimensione ku do të ndikonin masat eventuale të BE-së. Profesori i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, konsideron se këtë situatë mund ta zgjidhë vetëm dialogu.

“E them ne aspektin ekonomik sepse vërtet është imapkt negativ. Ndoshta në dimensionin kohor afatshkurtër jo, por pas dy muajve ose tre katër do të ndihen efektet negativ. Është ngadalësuar procesi integrues, është një dëm i imazhit të Kosovës në aspektin psikologjik, mirëpo sot besoj qe nuk e kanë të lehtë kosovarët të jenë komod me një mase të tillë sepse dihet mirë që masat të tilla kanë pasur vetëm Rusia dhe Serbia dhe të futet Kosova në një listë të tillë është demi më i madh që i bëhet. Prandaj besoj që duhet të kuptohet dialogu nuk ka alternative, besoj që duhet një partneritet i mirëfillte mes aktereve relevante në Kosovë dhe definitivisht partneritetit me SHBA-në”, tha Gërxhaliu.

BE dhe SHBA paralajmëruan Kosovën për sanksione shkaku i mospërfilljes së kërkesave të tyre ndaj Qeverisë së Kosovës për shensonimin e situatës në veri të vendit.