Bjellorusia ka gati vendin për bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi, tryeza në pritje të delegacioneve

Bjellorusia thotë se ka përgatitur një vend për të pritur bisedimet midis delegacioneve ukrainase dhe ruse, ndërsa pushtimi rus ndaj fqinjit të saj perëndimorka hyrë në ditën e pestë.

Ukraina ka rënë dakord të dërgojë diplomatë afër kufirit ukrainas-bjellorusi, pavarësisht raporteve se diktatori i vendit, Alexander Lukashenko, është gati të dërgojë trupa për t’iu bashkuar pushtimit.

“Vendi për bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës në Bjellorusi është përgatitur, pritet ardhja e delegacioneve”, tha Ministria e Jashtme e Bjellorusisë në rrjetet sociale, duke publikuar një foto të një tavoline të gjatë me flamuj rus dhe ukrainas.

Anatoly Glaz, një zëdhënës i ministrisë së jashtme të vendit, tha: “Bisedimet do të fillojnë sapo delegacionet të mbërrijnë në pikën e takimit.”

Ukraina është zotuar të mos japë asnjë bazë në takim dhe presidenti i saj Volodymyr Zelensky, ka thënë se nuk pret që bisedimet të japin ndonjë rezultat.

“Si gjithmonë: Unë nuk besoj vërtet në rezultatin e këtij takimi, por le ta provojmë”, tha ai.