Portugalia fitues i Ligës së Kombeve (video)

Portugalia është fitues i Ligës A në Ligën e Kombeve, pas triumfit minimal 1 – 0 ndaj Holandës.

Kombëtarja iberike do mbetet në histori për shkak se është e para skuadër që triumfon në formatin më të ri të UEFA-s.

Ishte Gonçalo Guedes që realizoi një gol mjaft të bukur në minutën e 60-të, pas pasimit të bukur nga Bernardo Silva.

Pas pësimit të golit, ‘Tulipanët’ u munduan me çdo kusht të gjenin golin e barazimit por ishte e pamundur.

Ndërkohë, ky është trofeu i dytë i Cristiano Ronaldos me Portugalinë, pas fitimit të Evropianit në vitin 2016.

Gjithsesi, pavarësisht triumfit – Portugalia nuk e siguron plasmanin në EURO 2020, por vetëm një vend në ‘play-off’ në rast se nuk arrijnë të sigurojnë pjesëmarrjen nëpërmjet kualifikimeve.

https://streamable.com/xuxb6