Blerim Xhemajli e ka mposhtur Greqinë (VIDEO)

0
263

Zvicra ka arritur të triumfojë në ndeshjen miqësore ndaj Greqisë 1-0 në stadiumin “Stadio Toumba” në Selanik.

Në pjesën e parë dy skuadrat luajtën në mënyrë të kujdesshme dhe nuk kishte ndonjë rast të mirë shënimi.

Kësisoj 45 minutat e parë përfunduan ashtu siç filluan me rezultat të bardhë 0-0.

Në pjesën e dytë, Zvicra arriti të shënoj golin e epërsisë në minutën e 59-të. Ishte mesfushori shqiptar i Bolonjës, Blerim Xhemaili që shënoi një gol të jashtëzakonshëm me gërsherë pas asistimit nga Haris Seferovic.