Blerta Deliu i reagon Donika Gërvallës: Kjo është tradhti

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pas deklaratave të ministres Donika Gërvalla, e cila ka thënë se mes Kosovës e Serbisë duhet të arrihet një marrëveshje që respekton Kushtetutat e dy vendeve.

“Të kërkohet nga një ministre e Republikës së Kosovës që në marrëveshjen me Serbinë të respektohet kushtetutshmëria e Serbisë, e cila Kosovën e konsideron pjesë integrale të territorit të saj është thjesht tradhti! Me këtë deklaratë të Ministres së Jashtme të Republikës së Kosovës bëhet i qartë qëllimi i kësaj Qeverie për të përmbushur kërkesën e atyre nuk e njohin shtetin e Kosovës dhe të cilët angazhohen për një marrëveshje që krijon një Asosacion me pushtet ekzekutiv për komunat serbe duke mos e obliguar Serbinë të njoh pavarësinë e Kosovës“, ka shkruar Deliu në Facebook.

Ajo ka thënë se deklarata e Gërvallës është alarm për reagim të shpejtë nga të gjithë faktorët politik e publik në Kosovë.