Blerta Deliu – Kodra: Në vend se t’i shtojë testet, Qeveria po i shton masat

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra, shkruan se Qeveria në vend të aplikimit të testeve për diagnostifikim, po vazhdon me ashpërsim e masave.

Ja shkrimi i plotë:

Në vend të aplikimit të testeve për diagnostifikimin, Qeveria po vazhdon vetëm me avazin e ashpërsimit të masave që kufizojnë në ekstrem lëvizjen e qytetarëve, duke vështirësuar tejmase përmbushjen e disa prej nevojave më elementare. Kjo thjesht për faktin se e para kërkon strategji dhe përkushtim, kurse te dytës i mjafton një konferencë për media!