Blinken sot viziton Shqipërinë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, sot do të vizitojë Shqipërinë.

Tirana i ka bërë të gjitha përgatitjet për të pritur më 15 shkurt Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antoni Blinken, numrin dy të administratës amerikane që viziton për herë të parë Shqipërinë.

Blinken do të zhvillojë një vizitë disa orëshe në Tiranë, ku do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 16.00-19.00.

Pjesë e takimeve të Blinken do të jetë edhe ajo me presidentin Bajram Begaj dhe me të rinjtë shqiptarë të cilët janë pjesë e programeve që SHBA financon në vendin tonë. Kjo vizitë riafirmon fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë.

Për këtë vizitë kryeqyteti shqiptar është veshur me flamujt amerikanë në rrugët ku do të kalojë Blinken, ndërsa në universitetin Politeknik të Tiranës është vendosur një banderolë e madhe me mbishkrimin “Mirë se vjen zoti Blinken”.

Sekretari Blinken ka zgjedhur Shqipërinë mes vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor për të përcjellë jo vetëm mesazhet e Departamentit të Shtetit, por gjithashtu pritet të rikonfirmohet mbështetja për vendin në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë kibernetike.