“BMW”-ja përplaset me “Audi”-n, 5 të lënduar (video)

Nje aksident me disa të plagosur ka ndodhur paraditen e kësaj të premte te varrezat publike në aksin Gjirokastër – Kakavijë, në të dalë të qytetit, midis Kordhocës dhe Gjirokastrës.

Nga informacionet e para bëhet me dije se jane dy automjete të përfshira ne aksident. Makina Audi me targa AA 151 UN është përplasur me mjetin BMW X5, me targa AA 656 LM.

Njoftimi paraprak nga policia është për 5 persona të lënduar, jo në gjendje të rëndë. Policia ndodhet ne vendngjarje ndërkohe që të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë.

Video këtu