Arrestohet një i dyshuar për bllokimin e rrugës në fshatin Brestovik të Pejës

Policia në Pejë ka arrestuar një person për shkak se dyshohet se në fshatin Brestovik të Pejës kishte bllokuar me zhavorr rrugën qe shpie tek “Kalaja e Lipës”.

Në njoftimin e Policisë thuhet se menjëherë rastit ju kanë përgjigjur njësitet kompetente.

Patrulla e Stacionit Policor Pejë arrestoi të dyshuarin dhe ndaj të njëjtit është iniciuar rasti për vepër penale “Uzurpim i paligjshëm i pronës se paluajtshme”.

Pas një kohe te shkurtër rruga është zhbllokuar dhe zhavori është larguar nga rruga.Po ashtu në shenjë të pakënaqësisë rreth punimeve në afërsi të kalasë së Lipës, rreth 15 banor lokal janë organizuar me qëllim të protestës por të njëjtit pas kërkesës së policisë janë shpërndarë të qetë.

Lidhur me këtë janë informuar edhe strukturat tjera kompetente për mbrojtje te monumenteve të trashëgimisë kulturore.