Bogdanoviq: Kam informacione se BIA me urdhër të Vulinit po përgatit konflikte të përgjakshme brenda komunitetit serb në veri të Kosovës

Sekretar i Përgjithshëm i Institutit për Strategjinë Euro-Atlantike, Boban Bogdanoviq, ka thënë se ka informata se Shërbim Sekret i Serbisë i komanduar nga Aleksandër Vulinin është duke përgatitura një “sulm” të përgjakshme në veri të Kosovës.

Sipas tij ky konflikt do të ndodh brenda komunitetit serb të Kosovës në veri të vendit.

“Kam informacione se BIA me urdhër të Aleksandër Vulinit po përgatit konflikte të përgjakshme brenda komunitetit serb në veri të Kosovës”, ka thënë Bogdanoviq.

“Të cilat janë të destinuara të kulmojnë këto ditë për të ruajtur dhe forcuar Listën Serbe, para zgjedhjeve të ardhshme lokale!”, ka përfunduar ai.