Mbi 10 mijë vota të numëruara me kusht, këto janë rezultatet

Po vazhdon numërimi i votave me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara.

Deri më tani janë numëruar 10 mijë e 347 vota nga të cilat Vetëvendosje po e rritë avantazhin.

Partia e Albin Kurtit është e para nga votat me kusht duke siguruar deri më tani 2690 vota.

PDK është e dyta me 2195 vota, ndërsa LDK e treta me 1927 vota.

Nisma e Fatmir Limajt nuk ka marrë ende numrin e kërkuar të votave që i garanton kalimin e pragut zgjedhor. Vetëm 496 vota ka marrë Nisma deri më tani, transmeton Indeksonline.

AAK ka siguruar 1691 vota, ndërsa Lista Serbe 683 sosh.