Bolton: Putini do të bëhet një “objektiv legjitim” për Amerikën nëse përdor armë bërthamore

Ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, tha se presidenti rus Vladimir Putin do të ishte një “objektiv legjitim” nëse Moska përdor armë bërthamore. Këtë ai e ka deklaruar në një intervistë për CBS News .

Bolton theksoi se nëse miratohet përdorimi i armëve bërthamore, lideri rus “do të nënshkruajë me dorën e tij vetëvrasjen”.

Ai sqaroi se Putini është qendra e vendimmarrjes dhe kontrollit të ushtrisë ruse. “Prandaj, ai është ai që ne e quajmë një “objektiv ushtarak legjitim”.

Unë mendoj se Putini duhet ta dijë se ai është në listën e objektivave tanë në një rast të tillë”, tha  ish-këshilltari ish-presidentit amerikan Donald Trump .

https://youtu.be/T5iQDV5tfA4