Mbi një mijë tiketa të shqiptuara për 24 orë

Policia e Kosovës vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1130 tiketa trafiku për kundërvajtjet e ndryshme në komunikacion. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 24 aksidente nëpër rajone të ndryshme.

 

Prej këtyre aksidenteve ,9 kanë përfunduar me persona të lënduar ndërsa 15 të tjera pa persona të lënduar.
Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion. Javën e kaluar në Makoc të Prishtinës ka humbur jetën një person në aksident.