Bombardime në shumë qytete të Ukrainës

Rusët nuk i kanë ndalur bombardimet në Ukrainë. Edhe gjatë mbrëmjes raportohet se ata kanë sulmuar disa qytete të vendit.

Më konkretisht bëhet fjalë për Zaporizhzhia, Kyiv, Mykolaiv, Cherkasy. Ky operacion vjen në vazhdën e sulmeve të regjistruar një ditë më parë, ku rusët goditën një sërë objektivash në Ukrainë.

Ndërkohë sulme të ashpra janë regjistruar në Mariuopl. Atje ushtarët ukrainas janë vendosur në fabrikën e çelikut dhe po i bëjnë ballë armikut.

Një pjesë e civileve që strehoheshin në fabrikë janë liruar, ndërsa ushtarët, sipas raportimeve janë vendosur në pozicione sulmi dhe të gatshëm për të mbrojtur pjesën e fundit të qytetit që nuk është pushtuar nga forcat armike.