Bora zbardh Tiranën, vështirësi në qarkullimin e automjeteve

300

Vala e acartë e të ftohtit ka përfshirë vendin tonë. Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës janë prezente në të gjithë territorin.

Që nga pasditja edhe në Tiranë ka nisur reshjet e dëborës. Duke rënë me intesitet të lartë, kryeqyteti ka filluar të zbardhet. Reshjet e dëborës që janë të rralla për kryeqytetin, entuziasmuan qytetarët të cilët dolën jashtë duke shijuar këto reshje ku sipas parashikimeve pritet të vazhdojnë gjatë gjithë natës.

Reshjet kanë krijuar pak vështirësi në qarkullimin e automjeteve. Më poshtë do gjeni foto dhe video nga reshjet e dëborës në Tiranë.

Top Channel