Boris Johnson: Kriza e koronavirusit përfundon nga mesi i vitit 2021

Britania e Madhe do ta kalojë krizën e koronavirusit nga mesi i vitit 2021. Është kjo deklarata e kryeministrit Boris Johnson i cili ka shprehur frikën e tij se mund të ketë një goditje te dytë të pandemisë. Ai tha se të gjithë duhet të marrin vaksinën kundër gripit sezonal, për të parandaluar mbingarkimin e shërbimeve shëndetësore gjatë dimrit.

Mbretëria e Bashkuar ka fuqizuar masat kundër përhapjes së koronavirusit duke e bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës brenda dyqaneve, qendrave tregtare të mbyllura, në banka dhe institucione tjera, ndryshe 100 paund gjobë.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, në Mbretërinë e Bashkuar janë regjistruar gjithsej 298,731 raste me koronavirus, prej të cilëve 45,639 kanë vdekur.