Pesë të vdekur dhe 172 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 172 raste pozitive për koronavirusin nga 1,440 testime të kryera. Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë bën të ditur po ashtu, se si pasojë e sëmundjes nuk kanë mundur që të mbijetojnë pesë qytetarë.

Rastet pozitive janë konfirmuar 78 në Tiranë, 16 në Berat, 11 në Vlorë, 10 në Fier, 6 në Durrës, Gjirokastër, 4 në Kamëz, Lushnje, 3 në Lezhë, Kurbin, Vorë, Mallakastër, Përmet, Kuçovë, 2 në Mirditë, Kavajë, Patos, Selenicë, Sarandë, Tepelenë, 1 në Kukës, Has, Krujë, Dibër, Delvinë, Skrapar, Gramsh.

Ndërsa aktualisht janë 6,359 pacientë aktivë me COVID19 në Shqipëri.