Borovci ftohet nga Haga në cilësinë e dëshmitarit

Kryetari i Degës së Tretë të LDK-së, Hazir Borovci është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit.

Ai përmes një postimi në “Facebook” thotë se sot ka udhëtuar për Hagë për të dëshmuar për të drejtën e të vërtetën, për luftën çlirimtare të UÇK-së si faqja më e lavdishme e historisë sonë kombëtare.

“Sot udhëtova në Hagë për të dëshmuar për të drejtën e të vërtetën, për luftën çlirimtare të UÇK-së si faqja më e lavdishme e historisë sonë kombëtare!” ka shkruar Borovci.

Deri më tani Gjykata Speciale ka dërguar qindra ftesa për ish-pjesëtarët e UÇK-së, ftesat u janë dërguar në cilësinë e dëshmitarëve dhe të dyshuarve.

Në Hagë në paraburgim po vazhdojnë të qëndrojnë ish-figura të njohura të UÇK-së, përfshirë ish-presidentin Thaçi, ish-kreun e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Salih Mustafa, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj, Pjetër Shala./Fokusi.info/