Ukraina ngre padi kundër Rusisë në Hagë: Kërkojmë vendim urgjent

Ukraina ka ngritur një padi kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë pas pushtimit të vendit nga Moska.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të dielën se vendi dorëzoi kërkesën e tij në gjykatën më të lartë të OKB-së në Hagë.

“Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për manipulimin e nocionit të gjenocidit për të justifikuar agresionin”, tha Zelensky.

Ai kërkoi që gjykata të urdhërojë menjëherë Rusinë të ndalojë pushtimin e saj dhe se vendi pret që gjyqet të fillojnë së shpejti.