Borrell: Shumë i shqetësuar nga arrestimet dhe marshimi i FSK dhe gjuha e Serbisë

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell është shprehur shumë i shqetësuar për arrestimin e serbëve në Kosovë si dhe për marshimin e FSK—së në Mitrovicën e jugut.

Borrell në Tiwtter ka shkruar se pavarësisht takimit të djeshëm, përshkallëzimi vazhdon të bëhet edhe më i rrezikshëm.

“Shumë i alarmuar nga situata në veri të Kosovës: arrestime jashtëgjyqësore të serbëve të Kosovës dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës që marshojnë në Mitrovicën e Jugut; e ndjekur nga retorika e rëndë nga Serbia. Pavarësisht takimit të djeshëm të krizës, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë.”, ka shkruar ai.