Brazil, politikanja me 55 fëmijë akuzohet se ka urdhëruar vrasjen e bashkëshortit

Një anëtare e Kongresit të Brazilit është akuzuar se iu ka dhënë urdhër fëmijëve të saj, që të vrāsin bashkëshortin.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Flordelis dos Santos de Souza, 59 vjeç, , akuzohet se ka dashur të vrasë bashkëshortin Anderson do Carmo, 42 vjeç, mëngjesin e 16 qershorit në shtëpinë e tyre në Niteroi, në juglindje të Brazilit.

55 vjeçarja së bashku me bashkëshortin e saj janë pastorë në kishë. Çifti i njohur dhe i famshëm, që përfaqësonte një parti me rrënjë evangjeliste, kishte 55 fëmijë, disa biologjikë e të tjerët të adoptuar.

Policia tha se Do Carmo u vra pas një debati të çiftit mbi mënyrën e trajtimit të fëmijëve nga kongresmenia, e cila akuzohet se preferonte më shumë disa prej tyre. Do Carmo dyshohet se është vrarë nga një prej bijve të tij, urdhëruar nga nëna.

Madje, për vrasjen e bashkëshortit, dyshohet se ishte përgatitur gjithë skena, ndërsa do thuhej se ai u vra në një grabitje të armatosur. Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar 9 persona, ndërsa vetë De Suoza nuk u pragos. Kjo sepse ligji brazilian nuk e lejon këtë, pasi ajo gëzon imunitet si politikane.

Gjithashtu disa nga autoritetet kërkojnë  që në lidhje me këtë ngjarje të arrestohet e të dërgohet në gjyq për komplot në vrasjen e bashkëshortit./abcnews.al