Breshka tipike mesdhetare Carreta Carreta gjendet e ngordhur në bregun e Malit të Robit

Një breshkë deti e quajtur Carreta- Carreta është shfaqur në Malin e Robit, në Golem por e ngordhur.

Breshka e këtij lloji zakonisht është me përmasa 55 centimetër e gjatë dhe 45 centimetër e gjerë, në ngjyrë kafe të errët.

Carreta- Carreta është një lloj breshke tipike që rritet në ujërat e detit Mesdhe.

Gjatë kësaj periudhe ku të gjithë janë të izoluar për shkak të përhapjes së koronavirusit, në vendin tonë janë shfaqur gjallesa të rralla, ku së fundmi shifrat tregonin lulëzimin e flamingove në laguna.

Shqiptarja.com