Paralajmëron Stoltenberg: Rusia mund të nisë një sulm pa paralajmërim

CNN shkruan se sipas Stoltenberg Rusia ka aftësi me forca dhe elementë mbështetës dhe se mund të nisë një sulm pa paralajmërim.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se tani ka përqendrimin më të madh të forcës ushtarake në Evropë që nga fundi i Luftës së Ftohtë. CNN shkruan se sipas Stoltenberg Rusia ka aftësi me forca dhe elementë mbështetës dhe se mund të nisë një sulm pa paralajmërim.

“Nuk mund të ketë dyshim se ne kemi tani përqendrimin më të madh të forcës ushtarake në Evropë që nga fundi i Luftës së Ftohtë në Evropë. Ne nuk e dimë qëllimin, planet e Rusisë,” tha ai.

Stoltenberg tha se nuk ka pasur asnjë shenjë të de-përshkallëzimit nga Rusia dhe se përkundrazi, ka rritje të konfliktit.