Bullgaria në epërsi ndaj Kosovës (video)

Bullgaria ka shënuar golin e epërsisë në ndeshjen ndaj Kosovës.

Vendasit kanë arritur me mjaft qetësi të rikthejnë rezultatin në favorin e vetë duke shënuar për 2 – 1.

Pasi goli i parë erdhi nga një gabim në fazën defanzive, bullgarët kësaj radhe kanë shënuar nga goditja standarde.

Një krosim i bukur brenda zonës bëri që Kristian Dimitrov me kokë të shënonte për 2 – 1 në minutën e 55-të.