Bulqizë: Qëllohet me armë zjarri 22-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ku një i ri është plagosur me armë zjarri.

Në prangat e policisë ka rënë Florjan Hysa, 22 vjeç, shoqërues pranë Gardës.

Ai dyshohet se plagosi me armën e shërbimit 22-vjecarin Lorenc Doçi, që ndodhet në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje në mbrëmje në rrugën “Ramadan Citaku”.

Ende nuk bëhen me dije motivet e ngjarjes së rëndë, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e konfliktit mes dy të rinjve.