Aktivizohen ambasadorët e QUINT-it: Pritet të takojnë nesër Kurtin e Thaçin

Kriza politike në vend ka bërë që gjatë këtyre ditëve të aktivizohet edhe diplomacia ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës, shkruan Syri.net Kosova.

Lidhur më këtë, burime të Syrit.net Kosova kanë njoftuar se nesër ambasadorët e QUINT-it do të organizojnë takime të ndara më kryeministrin Albin Kurti dhe presidentit, Hashim Thaçi.

Diplomatët e vendeve më të fuqishme të botës, pritet të kërkojnë nga presidenti dhe kryeministri së duhet të veprohet në këtë situatë që gjendet Kosova në përballje me dy kriza ajo me COVID-19 dhe krizën politike në vend.

Sipas burimeve diplomatike mësohet se partnerët e Kosovës do të kërkojnë të kenë një pasqyrë më të qartë të hapave që do të marrin për të gjetur një zgjidhje për tejkalimin e krizës politike.