Burri masakron gruan në Librazhd dhe hidhet nga kati i shtatë i pallatit

Një krim brenda familjes tronditi sot Librazhdin pasi një grua është qëlluar me thikë kurse bashkëshorti i saj u hodh nga kati i shtatë i një pallati.

Viktima është Daut Gjokola rreth 50 vjeç, raporton noa.al.

Bashkëshortja e tij Lule Gjokola, rreth 50 vjeçe, u dërgua në qendrën mjekësore të Librazhdit në gjendje kritike për jetën, por ndërroi jetë pas disa minutash.

Të dhënat e para flasin për një krim në familje për arsye ende të paqarta.

Sipas hetimit paraprak burri ka qëlluar të shoqen me thikë dhe më pas ka bërë vetëvrasje duke u hedhur nga pallati.

Të ndjerët ishin prindër të dy fëmijëve, një vajëz 23 vjeçe dhe një djalë 26 vjeç, me vdekjen e tyre të mbetur jetimë./noa.al/