Komuna e Pejës nuk ia di emrat heronjve të kombit, reagon OVL UÇK

OVL UÇK në Pejë ka reaguar ndaj institucioneve komunale në këtë komunë përkitazi me emërimin e dy rrugëve.

Përmes një postimi në profilin zyrtar në Facebook, OVL UÇK ka thënë se Komuna e Pejës nuk ka dijeni t’i shkruaj as emrat e Heronjve të Kombit, transmeton Fokusi.info.

“Nuk kanë dijeni t’i shkruajnë as emrat e Heronjve të Kombit. Sa për informim, në listën e Dëshmorëve të Dukagjinit dhe të gjithë Kosovës nuk ka dëshmorë të UÇK-së Ardian Krasniqi e Sali Çeku”, thuhet në reagimin e OVL UÇK-së.

Reagimi i plotë:

Analfabetizmi i institucioneve komunale të Komunës së Pejës!

Nuk kanë dijeni t’i shkruajnë as emrat e Heronjve të Kombit.

Sa për informim, në listën e Dëshmorëve të Dukagjinit dhe të gjithë Kosovës nuk ka dëshmorë të UÇK-së Ardian Krasniqi e Sali Çeku.

Heronjtë tanë janë ADRIAN KRASNIQI nga Vranoci dhe SALIH ÇEKAJ nga Broliqi.