Burri raporton gruan në polici, ushtron dhunë psikike ndaj tij

Policia ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur të dielën në Prishtinë.

Siç njofton policia, një grua ka ushtruar dhunë psikike ndaj burrit të saj.

Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se e dyshuara femër kosovare ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës kosovar. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia.