Thaçi kërkon nga Engel të angazhohet që SHBA të mbetet e fokusuar në Kosovë

Presidenti Hashim Thaçi, ka pritur në takim kongresistin amerikan Eliot Engel.

Këtë e bëri të ditur Thaçi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, transmeton Klan Kosova.

Ai tha se i janë mirënjohës përjetë Engel për angazhimin që ka treguar për Kosovën.

“I jemi mirënjohës përjetë për angazhimin personal, prej dekadash, për Kosovën dhe popullin shqiptar”.

“Nga kongresisti Eliot Engel, i cili është Kryesues i Komisionit për Punë të Jashtme në Kongresin Amerikan, kërkova të angazhohet që SHBA-ja të mbetet e fokusuar në çështjen e Kosovës”, ka shkruar Thaçi.