Burri shpëton i gjallë, kishte qëndruar për 69 orë nën gërmadhat e hotelit të përdorur si karantinë (video)

Një burrë në Kinë është shpëtuar pasi është nxjerrë pas 69 orësh nën gërmadha të hotelit, të përdorur si një karantinë për të prekurit me coronavirus.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, së paku 20 persona kanë gjetur vdekjen dhe nëntë të tjerë kanë mbetur të bllokuar kur një ndërtesë është shembur.

Zyrtarët kanë thënë se hoteli ishte ndërtuar ilegalisht, disa herë.

Ndërkohë bëhet e ditur se punëtorët e shpëtimit janë duke vazhduar punën dhe se pronari i hotelit është duke u hetuar nga policia.

Hoteli Xinjia në qytetin jugor të Quanzhou kishte shtatë kate dhe 66 dhoma, sipas raportimeve.

Që nga ora 9 e mëngjesit sot me kohën lokale, 61 njerëz ishin shpëtuar nga rrënojat, sipas Shang Yong, Zëvendës-Ministër i Ministrisë së Menaxhimit të Emergjencave.

Shpëtuesit thanë se njeriu i paidentifikuar u la i lirë pasditen e sotme – gati tre ditë pasi ndërtesa u rrëzua – dhe u dërgua në një spital aty pranë. /Telegrafi/