Rugova me akuza ndaj kryesisë së dorëhequr: Po përpiqen t’ia imponojë LDK-së kryetarin e ri

Anëtari i LDK-së, Naser Rugova, thotë se përkundër dorëheqjes së Isa Mustafa, kryesia e LDK-së po mundohet të imponojë një kryetar të vetin.

Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se humbja e madhe në zgjedhjet e 14 shkurtit ka bërë që brenda këtij subjekti të kërkohen zgjedhje të reja.

Rugova thotë se vetëm një proces demokratik, me garë të hapur dhe me shumë kandidatë, është zgjidhja e vetme për të dalur nga kriza.

Postimi i plotë:

Këto ditë, kryesia në dorëheqje po përpiqet ta imponojë kandidatin e vet për Kryetar të ardhshëm. D.m.th, përkundër katastrofës zgjedhore, akoma vazhdohet me idetë e klaneve dhe dallavereve.

Kryetari i ri duhet të vijë vetëm nga baza dhe atë nëpërmes një gare vërtet demokratike, me shumë kandidatë dhe vetëm me votë të fshehtë.