Buzhala pas tekstit ku cilësohet si “kërcënim për demokracinë e Kosovës”: Portali drejtohet nga Elvis Hoxha

Gazetari Berat Buzhala ka reaguar pas një teksti të publikuar në një “faqe informative” të quajtur “Rrugapress.al”, ku në titull për të thuhet “Propagandisti, veprimet e të cilit kërcënojnë demokracinë e Kosovës”.

Buzhala ka thënë se ky “portal” udhëhiqet nga Elvis Hoxha, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti.

“Qiky portal drejtohet nga Elvis Hoxha, këshilltari i Kurtit. Sipas tij unë e kërcënoj demokracinë e Kosovës. Tyben Elvis, Dejonë, Hysamedin, e krejttttt ju demokratët e rinj, qitu keni me më pasë”, ka shkruar Buzhala.

“S’kam ku shkoj. Në luftë qitu, para luftës qitu, mas luftës qitu”.

“Të hjekun, t’djegun, t’vramë. Nuk e di cka keni bo ju për këtë vend”.