Caka: Radojçiqi është vrasës i tre gjakovarëve, ka qenë barbarë në Gjakovë

Ish i burgosuri politik, Afrim Caka,ka treguar për dëshmitë që i ka ndaj serbëve dhe serbo-malazezëve që kanë bërë krime luftë në Kosove, në gjatë viteve ’98,’99.

Caka, ka thënë se ka dëshmi, gjithashtu, edhe vetë është dëshmitar që krimineli, Milan Radojçiq, ka vrarë tre gjakovarë dhe se në Gjakovë, ai ka qenë barbarë.

“Milan ka qenë vrasës dhe kriminel në Gjakovë, për qeto tri vrasje i kam parë me sy. Por për familje tjera që se kanë njoft nuk kam mund me jua qit fotografinë… kam marrë dëshmi nga dëshmitarët okularë. Ky ka qenë i kamuflua mirë me rroba të kamuflimit, grupin e eskadronit të vekdjs e ka udhëheq ky. Milani është vrasës i treg gjakovarëve. E kam parë duke gjykatë me armë, me kallash ka shti, dyert e oborrit kane qenë të hapura. Unë të gjitha dëshmitë i kanë të frimosura nga dëshmitarët okularë”, ka treguar Caka në emisionin “FIVE” .