Cakaj takim me zv.sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s: Përkushtim për arritjen e objektivit 2% në shpenzimet e mbrojtjes deri në 2024

Gjatë qëndrimit në Bratislavë, ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana.

Gjatë takimit bashkëbiseduesit ndanë pikëpamje lidhur me kontributin e NATO-s në stabilizimin dhe zhvillimin e rajonit, si dhe kontributin ushtarak e teknik të Shqipërisë në NATO.

“Theksuam edhe një herë përkushtimin për arritje të objektivit 2% në shpenzimet e mbrojtjes deri në 2024″, thekson Cakaj.

Po ashtu, diskutimi u përqendrua në prioritetet e Shqipërisë gjatë Kryesisë së OSBE-së dhe nevojën për vazhdimin e komunikimit të shkëlqyer në shërbim të vlerave e interesave të përbashkëta./atsh