Basha: Më 18 dhjetor ne do të zgjedhim të ardhmen

Kryetari i Partisë Demkratike, Lulzim Basha, ka publikuar rezolutën që u miratua në mbledhjen e sotme ku anëtarët shprehën mbështetjen për të.

Ai tha se Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike foli qartë.

“Edhe më qartë do të flasë Kuvendi Kombëtar më 18 dhjetor. Ne do të zgjedhim të ardhmen, në mbrojtje të vlerave të shenjta të Partisë Demokratike dhe për ta shndërruar atë në forcën qeverisëse që shqiptarët meritojnë! ‘ shkroi Basha në një postim në Facebook.

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar sot rezolutën që dënon lëvizjen e djeshme të iniciuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, afirmon 18 dhjetorin dhe mbështet kryetarin, kryesinë si dhe grupin parlamentar.