Certifikohen 180 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta

Sot janë certifikuar 180 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se “të drejtat e personave me nevoja të veçanta – aq më tepër të fëmijëve – meritojnë vëmendje të përhershme”.

“180 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta të gjeneratës së pestë u certifikuan sot. Deri tani kemi 409 asistentë të kualifikuar, 65 në kualifikim e sipër, 250 asistentë të punësuar, dhe 250 të tjerë që do të punësohen në vijim.

Të drejtat e personave me nevoja të veçanta – aq më tepër të fëmijëve – meritojnë vëmendje të përhershme dhe kujdes të specializuar institucional dhe shoqëror, andaj si Qeveri do të vazhdojmë mbështetjen e duhur për ta”, shkruan Kurti./Fokusi.info/

Postimi i plotë: