Përplasje në distancë, Mushkolaj-Ahmetit: Logjikë dështaku

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kritikuar debatet televizive në ditë zie, e për këtë ka reguar ashpër analisti Imer Mushkolaj, duke e cilësuar si logjikë e dështakut.

Ahmeti ka kritikuar mbajtjen e debateve televizive që po mbahen lidhur me tragjedinë që ndodhi në Kroaci.

E për këtë ka reaguar edhe njëherë analisti Imer Mushkolaj, i cili e ka cilësuar si ‘logjikë dështaku’, atë së çfarë ka thënë Ahmeti.

“Kryetari i kryeqytetit kaotik, me trafik të tmerrshëm e pak siguri në komunikacion, jep leksione se si nuk duhet diskutuar për këto çështje në studio televizive. Logjikë dështaku”./gazetametro.net