Çfarë ndodh kur mauna godet makinën me vetëm 43km/h (video)

Për çdo ditë e më shumë jemi dëshmitarë të aksidenteve të tmerrshëm ku shumë makina janë ndeshur me mauna dhe epilogu i tyre shumicën e rasteve ka qenë tragjik.

Prodhuesit e makinave po bëjnë gjithçka që udhëtarët të jenë sa më të sigurt në rast të aksidentit me mjete më të rënda.

Megjithatë, nuk është shpikur ende ndonjë teknologji ku mund të parandalohen tragjeditë kur maunat godasin makinat.

Për këtë shkak organizata e sigurisë gjermane të rrugëve (DEKRA) ka kryer një kërkim se çfarë ndodh kur një maunë godet një makinë e cila është e ndaluar.

Filmimi i kësaj videoje ngrinë gjakun, përshkak se nga makina pothuajse nuk ngelet asgjë, ndërsa edhe më shqetësues është fakti se mauna është në shpejtësi vetëm 43km/h.
Dekra gjithashtu ka përllogaritur sa kohë i duhet të ndalojë kësaj maune nëse e njëjta lëviz me 80km/h. Ndërsa nga regjistrimi është vërejtur se duhet përafërsisht 41 metër për të ndaluar./Alsat/