Futet ndër veturë për ta rregulluar atë, i ndodh e papritura

Në kushte jashtëzakonisht të ftohta, problemet me veturë janë më të mëdha.

Këtë e dëshmon edhe një video, e ngarkuar së fundmi nga tabloidi britanik ‘Daily Mail’, në të cilën shihet pronari i një xhipi 4×4 duke u futur poshtë këtij të fundit, në një tentim për ta rregulluar problemin, transmeton lajmi.net.

Sikurse të mos mjaftonin kushtet ekstreme, pronarit të makinës cenohet edhe nga një ngasës në rrugë, të cilit nuk i bie në sy fare pronari i xhipit.

Pavarësisht se “drift”-i që bënte personi që po vinte nga rruga i afrohet milimetrikisht rregulluesit të makinës, ky i fundit shpëtoi për një fije peri.

Ndiqeni videon në vijim për të kuptuar se çfarë ndodh.