Challandes publikon listën e Kosovës për ndeshjet kundër Gjibraltarit dhe Malit të Zi

Është publikuar lista me lojtarët e ftuar tek kombëtarja e Kosovës, për ndeshjet kundër Gjibraltarit dhe Malit të Zi.

Kosova do të zhvillojë dy ndeshjet e saj të radhës gjatë muajit tetor, më 10 dhe 14, kundër Gjibraltarit dhe Malit të Zi.

Për këto dy ndeshje, Bernard Challandes ka publikuar sot listën me emrat e ftuar, ku shihen disa risi krahasuar me herën e kaluar.

Në listë është rikthyer Lirim Kastrati, si dhe Herolind Shala. Më poshtë mund ta shihni listën e plotë.