Chelsea fiton bindshëm dhe pothuajse siguron vendin në top katërshe (video)

Chelsea ka realizuar fitore të pastërt 3-0 ndaj Watford, duke shënuar një hap të rëndësishëm për kthimin në Ligën e Kampionëve.

‘Blutë’ shfrytëzuan në maksimum humbjen e Tottenham dhe kësisoj tashmë kanë rrëmbyer edhe pozitën e tretë.

45 minutëshi i parë përfundoi i baraspeshuar, me të dyja skuadra që kishin shanset e tyre, por në gjysmën e dytë, Chelsea filloi furishëm duke shënuar dy gola të shpejtë.

Fillimisht, Loftus-Cheek (48’) dhe më pas David Luiz (51’) shënuan për avantazhin e vendasve.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes u vulos nga Gonzalo Higuain (75’), që pas një shkëputje të bukur realizoi për 3-0.

Tash, ekipi i Sarrit ka 71 pikë në vendin e tretë, një më shumë se Spurs dhe pesë më shumë se Arsenali, që ka një ndeshje më pak. Watfordi mbetet në vendin e 10.

https://streamable.com/uyhpo