Çitaku: Amerikanët janë konsistent për Asociacionin, të shohim sa do jetë Kurti

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se edhe në të kaluarën amerikanët kanë kërkuar zbatimin e Asociacionit në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Ajo në një postim në Facebook ka thënë se qëndrimi i amerikanëve ka qenë gjithëherë konsistent, por shton se të pritet e të shihet nëse edhe Kurti do të jetë konsistent.

Postimi i plotë i Çitakut:

Me një kërkim të thjeshtë në google gjeni dhjetëra deklarata nga Administrata Amerikane ku kërkohët zbatimi i Asociacionit në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Qëndrimi amerikan është konsistent. Nuk ka ndryshuar asgjë.

E tash te shohim a ka me qenë Kryeministri konsistent.